Dikush i tha në vesh trajnerit të Mançester Junajtidit se me Bastian Shvajnshtajgerin në fushë, janë fituar më shumë ndeshje sesa pa të. Duket se Murinjo e ka marrë mesazhin pasi e lejoi veteranin gjerman që të bashkohej në strëvitje me skuadrën e parë.
Në krizë personaliteti, me Zllatan Ibrahimoviçin jashtë forme, dhe Pol Pogbanë me luhatje, klubi i “Old Trafordit” kishte nevojë për karizmën e një kampioni të botës. E si mund të pranohet që rekordmenët e titujve në Premier të jenë në renditje prapa Uatfordit?
Shvajni, gjithsesi, duket se ka ende rrugë për të bërë. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje që kur Murinjo u bë trajner, ndërsa portugezi e përjashtoi gjermanin nga skuadra e parë gjatë fazës përgatitore të verës.
Gjermani duket iu përgjigj trajnerit të tij duke punuar fort, porsi një gjerman. Kjo i kujtoi Zhozesë se Junajtid ka fituar 10 dhe ka humbur vetëm 2 nga 18 ndeshjet kur Basti ka qenë në fushë, dhe ia ka danë 13 herë ndër 30 me mesfushorin 32-vjeçar jashtë ekipit.
B.Kuka