Anzhelikë Kerber ndoshta e kishte menduar të fituar trofeun e shkëlqyer të fundit të vitit, dhe po ëndërronte pozat me kupën e argjendit në duar. Nga fantasia e bukur e zgjoi finalja e turneut Masters në Singapor.
Numri 1 i botës u mund bindshëm, por krejt papritur nga sllovakja Dominika Çibulkova, që nuk i dha asnjë shans në të dy setet. Çibulkova triumfoi 6-3 e 6-4, vetëm pak ditë pasi ishte mposhtur keq nga gjermania në ndeshjen e grupit. Në moshën 27-vjeçare, ajo provoi lumturinë më të madhe të karrierës, lumturi që nuk e kishte përjetuar në finalen e humbur në Australian Open dy vjet më parë.
Kerber mbetet numri 1, dhe ajo i ka fituar dy Grand Sleme vetëm në 2016. Tenistja gjermane ishte e para, pas kaq kohësh, që zbriti nga froni Serena Uilliamsin dhe besohet se do të vazhdojë të jetë më e forta. Veçse, ndonjëherë duhet të rrëzohesh për të kuptuar sesa e vështirë është të mbetesh e para.
B. Kuka