Vit i ri, aventurë e re. Samir Nasri i jep fund makthit dhe kthehet në fushat e futbollit dhe këtë do ta bëjë duke veshur fanelën e Uest Hamit që në ditën e fundit të vitit 2018 zyrtarizoi ardhjen e tij në skuadër. Francezi 31 vjecar ishte i pezulluar me 18 muaj pasi rezultoi pozitiv në testet antidoping për shkak të një autotransfuzioni me qëllim teraupatik. UEFA e vendosi skualifikimin e tij që nga 1 korriku i 2017 dhe tani për të është momenti që t’i rikthehet futbollit të luajtur.
Ish futbollisti i Mancester Sitit nuk luante që nga 26 nëntori i 2017 kur ishte pjesë e skuadrës turke të Antaliospor, kontratën me të cilin e zgjidhi në 31 janar të 2018. Që nga ai moment ai ishte pa skuadër dhe vetëm përpara pak javësh nisi të stërvitet me Uest Hamin që për të ishte një lloj provimi të cilin e kaloi me shumë sukses duke fituar një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin e saj dhe me një pagë prej 1.5 milionë Eurosh.
‘Kur zgjidhet një skuadër, kjo bëhet duke parë projektin dhe ambiciet e saj dhe mendoj se Uest Hami i ka të gjitha mundësitë për të qenë një prej klubeve më të rëndësishëm të Londrës-tha Nasri-klubi ka pronarë që duan të investojnë për të krijuar një skuadër të fortë.Të kthehem në kampionatin më kompetitiv në botë, të punoj me një trajner të cilin e njoh, është puna më e mirë në botë dhe jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re’.
Në fakt Nasri do të ketë si trajner te Uest Hami Manuel Pelegrinin me të cilin ka punuar pikërisht te Mancester Siti në periudhën 2013-2016 me trajnerin kilian që e priti krahëhapur mesfushorin.
‘Jam shumë i lumtur t’i uroj mirëseardhjen Samir Nasrisë te Uest Hami-tha Pelegrini-është një futbollist që e njoh mirë për atë cfarë përjetuam te Citizens dhe jam shumë i kënaqur që do të punoj sërish me të. Në javët e fundit ai është stërvitur shume për të ardhur në formën më optimale pas një periudhe të gjatë që nuk luante dhe tani ai është shumë i motivuar që të japë maksimumin e tij
Sfidanti.al