Ikardi dhe Vanda Nara; pushimet e festave, në Argjentinë

Familja Ikardi u kthye në Argjentinë për pushimet e festave të fundvitit. Pushimet e Serisë A, i dhanë mundësinë kapitenit të Interit, Mauro Ikardi të relaksohet për disa dite si dhe për t’i uruar mirëseardhjen vitit të ri. 25 vjecari dhe bashkëshortja e tij, Vanda organizuan një darkë të madhe me rastin e ketyre festave ku të pranishëm ishin të gjithë familjarët dhe miqtë e ciftit.

Sigurisht nuk mund të mungonin në këtë eveniment motra e Vanda Narës, Zaira dhe një ish futbollist i Interit, që është shumë mik me Mauron, Lisandro Lopez. Që të tre shpërthyen në një festë pa fund duke kënduar e kërcyer dhe për të nisur 2019 nën shenjën e alegrisë.

Sfidanti.al