Sa do të mbahet Liverpuli, Barcelona “qëllon” me miliona

Fhilippe Coutinho është dëshira kryesore e Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG

Ish sulmuesi i Liverpool, Craig Bellamy beson se do të jetë shumë e vështirë për Philippe Coutinhon që të refuzojë Barcelonën.

Ai e pranon se dallimi në mes të dy skuadrave është shumë i madh, me brazilianin që ka një mundësi të artë për të luajtur me lojtarin më të mirë në botë, Leo Messi.

“Liverpoolit i duhet të rezistojë. Por, ka shumë kohë edhe deri në fund të afatit kalimtar dhe nuk e di sa gjatë do të rezistojnë”, tha Bellamy për Sky Sports.

“Tifozët nuk duan ta dëgjojnë këtë, sepse besojnë se Liverpool është një nga skuadrat më të mëdha, por kjo është Barcelona. Nëse ata të kërkojnë, është shumë e vështirë t’i refuzosh”, vazhdoi ai.

“Coutinho ka mundësi për të luajtur me lojtarin më të mirë të mundshëm, Leo Messin dhe të shkojë në një nga klubet më të mira. Si mund ta shikosh në sy dhe t’i thuash se atje nuk do të përmirësohesh pse kjo nuk është skuadra që ju e meritoni”.

Liverpool deri me tani ka refuzuar të gjitha ofertat e Barcelonës, skuadër e cila është gati që të paguajë deri në 150 milionë euro