Barcelona ka ngrirë kalimin e Neymar në PSG, derisa të marrë 222 milionë euro te perfolura boterisht.
Përfaqësuesit e Neymar tash e një javë kanë dorëzuar në zyrat e Barcelonës një çek prej 222 milionë eurosh, duke paguar kështu klauzolën e lojtarit, i cili u transferua në PSG.
Por, skuadra katalunase ende nuk e ka plotësuar dokumentacionin, çka do të thotë se Neymar ende nuk mund të luajë për skuadrën e tij të re, shkruan AS.
Njëjtë ndodhi javën e kaluar ndaj Amienes dhe kështu pritet të ndodh edhe të dielën ndaj Guingamp.
Transferimi i parave në gjirollogari e Barcelonës ende nuk ka ndodhur dhe deri atëherë, Barcelona nuk do të dorëzojë dokumentet e nevojshme PSG-së.
Mësohet se vonesa për transferimin e parave në gjirollogari të Barcelonës po bëhet shkau i verifikimit të origjinës së parave