Saga e transferimit e quajtur “Nejmar” i dha një diimension të ri lojës së futbollit, kur është fjala për paratë, por, ndërkohë, ajo preku mjaft tifozë, sidomos, ata të Barcelonës që shihnin te Nejmari trashëgimtarin e Lionel Mesit. Duke qenë se transferimi në fjalë kapi një shumë astronomike prej 222 milionë eurosh, përshtypjet dhe reagimet ishin nga më të ndryshme, megjithëse duhet të theksohet rrallë herë pozitive.
Deri tani, numri më i madh i komenteve ishte ai se Barcelona ka pësur një goditje të fortë me largimin e Nejmarit, por, sidoqoftë, kështu nuk mendon trajneri legjendar spanjoll, Visente Del Boske, që mban një qëndrim krejt të kundërt: “Barcelona u çlirua nga një lojtar që, në shpesh raste, ishte i çuditshëm dhe bënte si i donte qejfi. Barcelona mund të krijojë një ekip më të mirë pa Nejmarin”, deklaroi ish-trajneri i Realit të Madridit dhe të përfaqësueses spanjolle në “Kadena Ser”.
Sfidanti.al