PSZH-ja nuk mbahet,  në 6 vite ka shpenzuar afro 1 miliard euro!

PSZH-ja, para pak ditësh, theu të gjithë rekordet e transferimit, pasi pagoi 222 milionë euro të pabesueshme për të siguruar firmën e asit brazilian, Nejmar. Me transferime shumëmilionshe të tilla, klubi francez i PSZH-së, në fakt, ka filluar që, më 2011, kur ai kaloi në duart të pronarit të ri, “Qatar Sports Investments”, ndërkohë që, gjatë gjashtë viteve të kaluara, ky klub ka shpenzuar për blerjet e përforcimeve të reja rreth 1 miliard euro. Përforcimi i parë i rëndësishëm ishte Havier Pastore që, më vonë, u pasua nga Tiago Silva, Edinson Kavano, Lukas Moura, etj., për të cilët, sidoqoftë, u paguan shumë më pak sesa për Nejmarin.

Tani, tifozët e klubit francez më me shumë trofe shpresojnë se ekipi i tyre, me Nejmarin në krye, do të arrijë që të triumfojë në Ligën e Kampioneve dhe, duke pasur parasysh paratë që janë shpenzuar, duket se ky është edhe qëllimi kryesor i këtij klubi.

Sfidanti.al