Uejni Runi kishte tentuar gjatë verës që të largohej nga Manchester United për të kaluar në Napoli.
Sulmuesi anglez, Uejni Runi nuk është më një lojtar i rëndësishëm në Manchester United dhe po mendon që të largohet.
Pavarësisht se ai ka luajtur në 25 ndeshje këtë edicion, nuk ka treguar shumë dhe tashmë ka prishur marrëdhëniet edhe me trajnerin Jose Murinjo.
Sipas mediave angleze, Runi kishte tentuar të largohej nga Unitedi verën e kaluar dhe shërbimet e tij ia kishte ofruar skuadrës së Napolit, por që në fund nuk ishte lejuar nga zyrtarët e skuadrës angleze.
Ai do të tentojë edhe afatin e ardhshëm të largohet për të kaluar te skuadra italiane, por kësaj radhe do të jetë më e lehtë, pasi nuk pritet që Unitedi ta ndalojë.