Xhemi Vardi doli me karton të kuq që në minutën e 28-të. Sulmuesi dhe trajneri Ranieri iu vërsulën gjyqtarit, por pa dobi. Rekordmeni i golave, ai që duhej të shënonte u përjashtua nga loja, ndërsa Stouk Siti shënoi dy gola të shpejtë në portën e Leiçesterit me autorë Bojan Krkiçin e Xho Alenin, dhe pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit. Përfundoi? Prisni, prisni. Në fushë luante kampionia e Anglisë, ekipi që shtangu gjithë botën sezonin e kaluar dhe që mundi 4-2 Mançester Sitin pak ditë më parë. Edhe pse nuk ka bindur këtë edicion, sërish gjeti forca për të marrë një pikë. Leonardo Ujoa shënoi në 74′ dhe Daniel Amartei barazoi dy minuta para fundit, me Leiçesterin që sërish mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 17 pikë, por që ka treguar shenja ringjalljeje këto ndeshjet e fundit. Në takimet e tjera të orës 16:00, patëm dy gola të Alvaro Negredos për Midëllsbroun që mundi 3-0 Suonsin, fitore jetëdhënëse të Uest Hemit ndaj Hullit (shënoi Nobël me penallti), dhe po 1-0 të Sandërlendit ndaj Uatfordit, ndërsa më herët Çelsi fitoi 1-0 në fushën e Kristal Palasit. Java 17: Stouk Siti-Leiçester 2-2, Midëllsbroi-Suonsi 3-0, Uest Hem-Hull 1-0, Sandërlend-Uatford 1-0, Kristël Palas-Çelsi 0-1. Renditja: Çelsi 43, Liverpul 34 (-1), Arsenal 34 (-1), Man. Siti 33 (-1), Totenhem 30 (-1), Man. Junajtid 27 (-1) … Leiçester 17.