Arsene Venger ka thënë se Pep Guardiola po e ka shumë më të lehtë në Premierligë se sa e kishte vete ai.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger ka treguar se si dikur në Premier ligë ishte shumë vështirë për trajnerët e shteteve të tjera.
Por, ai thotë se tashmë kjo ka ndryshuar dhe presioni është më i madh është për trajnerët anglez, se sa për trajnerët tjerë.
“Më duhet të marr disa gazeta në kohën kur unë kam arritur në Arsenal dhe ju do të mund të shihnit se sot është shumë më lehtë për trajnerët e huaj”, tha Wenger gjatë konferencës për media.
“Mund të them se kur arrita në Arsenal ishte shumë vështirë për trajnerët e huaj. Sot është vështirë për trajnerët anglez. Kjo është ajo që ka ndryshuar”