Romelu Lukaku – përforcimi nr.1 i Celsit pas ikjes së Diego Kostas

Sulmuesi aktual i Evertonit, Romelu Lukaku, sezonin e ardhshëm, do të luajë me Celsin. Këtë lajm vetë Lukau ua bëri të ditur gazetarëve belgë dhe, tani, pritet vetëm që ky transferim të kompletohet. Lukaku dhe agjenti i tij, Mino Raiola, arritën një marrëveshje të plotë me klubin kampion të Anglisë, kështu që pak gjëra burokratike kanë mbetur që transferimi i sulmuesit korpulent belg te Celsi të përfundojë plotësisht. Lukaku, deri tani, i kishte refuzuar të gjitha ofertat e ardhura dhe u kishte bërë të ditur krerëve të Evertonit si ai donte që të luante vetëm me “blutë” e Londrës.

Edhe sikur Diego Kosta të mbeste te Celsi, Lukaku, gjithsesi, do të bëhej sulmuesi nr.1 te ky ekip, sezonin e ardhshëm. Evertoni që ta lejë të lirë Lukakun, kërkon 100 milionë euro, ndërkohë që Celsi është gati të japë 80 milionë euro, sidoqoftë, ditët e ardhshme, pritet që të dy klubet të bien dakord për këtë çështje.

Sfidanti.al