Edhe një Pogba tjetër në Premier Ligë? Anglezët “dehen” me këtë familje..

Media angleze bën të ditur se Evertoni ka në plan që të përfshijë në radhët e veta të vëllanë e Pol Pogbas, Florentinin, që, aktualisht, luan me Sent Etienin francez. Krahas Evertonit, për Pogban tjetër interesohet edhe Red Bulli i Lajpcigut. Të dy vëllezërit luajtën kundër njëri-tjetrit, kur Junajtidi dhe Sent Etieni u ndeshën në kuadrin e Ligës së Evropës. Florentin Pogba është 26 vjeç dhe, në ndryshim nga Poli, ai luan me përfaqësuesen e Guinesë.

Sfidanti.al