Kur bëhet fjalë për shpenzime në merkaton e transferimeve, skuadrat e Premier League është gjithnjë një hap përpara atyre të kampionateve të tjera kur bëht fjala për shifrat e shpenzuara. Kjo u pa edhe në sesionin e merkatos së këtij muaji ku rezulton se është vendosur një rekord i ri nga klubet britanike me 490 milionë Euro të shpenzura, 170 milionë nga të cilat u shpenzuan vetëm në ditën e fundit.
Pierr Emerik Obamejang ishte futbollisti që kushtoi më shtrenjtë në këtë ditë të fundit të merkatos me Arsenalin që pagoi rreth 65 milionë Euro për të, ndërkohë që rekordin absolut e mban liverpuli me blerjen e mbrojtësit Van Dajk për 85 milionë Euro.
Ndër lëvizjet e fundit në merkaton e transferimeve ishte edhe kalimi i mbrojtësit Laport te Mançester Siti, Lukas Moura te Tottenhemi apo edhe kalimi me huazim i Mangala tek Everton. Ajo që të bën përshtypje në këtë pikë është se merkatoja e klubeve të Premier League dolën në kontrast të plotë me procesin e Brexit. Sipas një grupi që është kundër daljes së Britanisë nga BE, përllogaritjet tregojnë se klubet angleze kanë shpenzuar 35 milionë Euro më shumë në krahasim me periudhën përpara mbajtjes së referendumit për shkak të zhvlerësimit të Paundit.
sfidanti.al