Tifozët e Interit kanë mbetur të pakënaqur me lëvizjet e klubit në merkaton e muajit janar. Ardhja e Rafinjës dhe Lopez është shumë pak për ta, pasi këto javë ishte krijuar iluzioni i kryerjes së blerjeve të rëndësishme. Së fundmi u fol për mundësinë e transferimit në Milano të {astores, mundësi që u sfumua krejtësisht, ashtu sic ishte edhe rasti i Mkitarian e Daniel Stërrixh që kaluan respektivisht te Arsenali dhe Uest Bromuic.
duke parë këtë situatë, tifozët e Interit vërshuan në profilin në Instagram të djalit të presidentit të klubit, Stiven Zhang duke mos i kursyer fyerjet. ‘Turp’, ‘Po shkatërroni Interin’, ‘shiteni klubin dhe zhdukuni’ ishin disa nga frazat me tone më të buta të shfaqura në komentet e bëra në profilin e Zhang Jr.
Por tifozët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Kanë filluar të qarkullojnë zëra se në ndeshjen e së shtunës me Krotonen në San Siro një grup i tifozëve ultra të Interit do të shpalosin pankarta me kritika të forta në drejtim të Suning, kompanisë që ka marrë pronësinë e klubit zikaltër
sfidanti.al