Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi të kthejë vendimin e përjashtimit të përjetshëm nga aktivitetet të 28 prej 39 sportistëve rusë. Sipas këtij instutcioni, që është shkalla e fundit e gjykimit të Drejtësisë Sportive, nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtyre sportistëve në skandalin e madh të dopingut që ka mbëthyer Rusinë.
Në vendimin e CAS të bie në sy fakti se për pjesën e mbetur të 11 sportistëve, apeli i tyre është pranuar vetëm pjesërisht pasi sipas këtij institucioni provat e paraqitura e vërtetojnë theyrjen e rregullave antidoping. Gjithsesi, pavarësisht këtij vendimi, CAS ka konfirmuar përjashtimin e 28 sportistëve nga lojërat Olimpike Dimërore të Pjongçangut që do të nisin në 9 shkurt
Komiteti Olimpik ndërkombëtar reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke theksuar se është e kënaqur, por njëkohësisht edhe e zhgënjyer. Po kështu IOC konfirmoi vendimin tij të datës 5 dhjetor tëe 2017 për të lënë sportistët trusë jashtë Lojërave dimërore në Korenë e Jugut duke qenë se Komiteti Olimpik Rus vazhdon të jetë i pezulluar.
sfidanti.al