Bomba e merkatos në NBA; LeBron Xhejms bashkohet me Kërrin te Golden Stejt?

Lebron Xhejms dhe Stiven Kërri mund të luajnë përkrah njëri-tjetrit sezonin e ardhshëm në NBA te skuadra e Golden Stejt Uorriors. lajmi bombastik u publikua nga gazetari i ESPN, Kris Hejns sipas të cilit ekziston mundësia që në fund të kërtij sezoni, ylli i Klivlend mund të nisë bisedimet me drejtuesit e Golden Stejtit me këta të fundit që duan të shohin se sa janë shanset që transferimi i tij në Okland të ndodhë.

megjithatë, sipas Kris Hejns kjo lëvizje e tillë mund të ndodhë vetëm nëse Golden State krijon hapësirat e duhura financiare për të plotësuar pretendimet e Lebron Xhejms. Këtë gjë skuadra kampione në fuqi e NBA mund ta arrijë nëse largon Klej Tompson dhe Andre Igoudala në drejtim të Klivlendit, nëse fgjen një destinacion tjetër për Shon Livingston dhe nëse Durant pranon një reduktim tjetër të pagës dsic ndodhi sezonin e kaluar

Pas arritjes së marrëveshjes mes Los Anxheles Klipers dhe Detroit për Blejk Grifin, kalimi i mundshëm i Xhejms te Golden State do të jetë goditja më e madhe e kampionatit të NBA, me Uorriors që do të bëhet akoma më e frikshme gjithnjë nëse kjo lëvizje konkretizohet

sfidanti.al