Historia e dashurisë mes Mauro Ikardit dhe Vanda Narës po kthehet në një mister. pas postimit në Tëitter të sulmuesit të Interit me frazën ‘Te dish të thuash lamtumirë do të thotë se je rritur’ të shoqëruar edhe nga postimi tjetër ‘ciao,Ciao’ fillimisht ndezën zërat e merkatos për një largim të mundshëm të futbollistit nga skuadra milaneze.
Por në fakt duket se po rezulton krejtësisht e kundërta dhe ka të bëjë me jetën sentimentale të Ikardit. Në fakt, sulmuesi argjentinas që nga mëngjesi i së enjtes vendosi të mos e ndjekë më në Instagram bashkëshorten e tij Vanda e cila nga ana e saj ndërroi emrin në profilin e saj nga Vanda Ikardi në Vanda Nara që është emri i saj i vajzërisë. Por ajo që të bën përshtypje është se Ikardi nuk ndjek më në rrjetet sociale edhe Brozovic, gjë që e ka ndërmarrë edhe ky i fundit. Misteri po shtohet gjithnjë e më shumë.
sfidanti.al