‘Te mos lejohet me ardhja e futbollisteve afrikane, shkaktojne kaos e probleme sidomos jashte fushave-kjo eshte deklarata e Drejtorit Sportiv te Uest Hamit, Toni Henri qe ka indinjuar te gjithe Angline.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’ , pergjegjesi i merkatos se klubit londinez i ka thene keto fjale duke refuzuar propozimet e bera nga kolege te tij per blerjen e futbollisteve afrikane ne sesionin e merkatos dimerore.
Henri kishte derguar nje email ku refuzonte transferimin e nje futbollisti nga kontinenti afrikan dhe mesazhi i shkruar ishte i qarte: Nuk eshte i forte shume i forte e per me teper nuk duam afrikane te tjere ne skuader-shkruante Toni Henri ne emailin e tij.
I kontaktuar nga Daily Mail, Henri pranoi se kishte derguar edhe emaile te tjera me te tille permbajtje duke theksuar se e kishte bere nje kerkese te tille per shkak te sjelljeve dhe ambientimit te veshtire te lojtareve afrikane ne Premier League. Henri shtoi se kjo kerkese eshte bere edhe me miratimin nga drejtuesit e Uest Hamit, dicka qe keta te fundit e pergenjeshtruan madje e pezulluan menjehere nga detyra Toni Henri.
Te klubi londinez luajne disa lojtare me origjine afrikane sic eshte Ogbona i lindur nga prinder nigeriane apo perforcimi i fundit, Zhoao Mario portugez me origjine nga Angola.
Sfidanti.al