FIGC, Roberto Fabriçini, presidenti i komanduar

Eshte Roberto Fabriçini, presidenti i komanduar i Federates Italiane e Futbollit. Zgjedhja u be nga bordi drejtues i Komitetit Olimpik Italian qe ne te njejten kohe percaktoi edhe dy zevendesit e tij, Alesandro Kostakurta dhe Anxhelo Klaricia.

Roberto Fabriçini, aktualisht Sekretari i Pergjithshem i CONI-t, ka qene i lidhur me kete institucion. Me nje te kaluar si atlet, Fabriçini eshte ne bordin drejtues te CONI qe nga viti 1984 dhe qe nga 1994 ai kryen edhe rolin e nje drejtuesi superior. Fabriçini ka pasur momentet kur ka dhene ndihmen e tij ne federata te ndryshme dhe kete e tregon roli i Drejtorit Ekzekutiv te Federates Nderkombetare te Bejzbollit qe kreu ne periudhen 2009-2012.

Sfidanti.al