Rebelohet Dimitri Paje, refuzon të luajë për Uest Hem

Trajneri i Uest Hemit, Slaven Biliç, ka thënë se Dimitri Paje është duke refuzuar të luajë me ekipin londinez. Francezi dëshiron largimin me çdo kusht nga klubi londinez dhe trajneri kroat e pranon se situata nuk është e mirë. Futbollisti 29-vjeçar është në listën finale të Federatës Angleze të Futbollit, për çmimin “Lojtari i Vitit”, pas një sezoni të shkëlqyeshëm në edicionin e tij të parë në ligën angleze.

Spekulimet për një largim të mundshëm kanë filluar që gjatë merkatos së verës, duke u shfaqur përsëri me rihapjen e tregut të futbollit. “Kemi thënë se nuk do t’i shesim lojtarët më të mirë, por Paje nuk dëshiron të luajë, megjithëse ne I kemi ofruar një kontratë afatgjate, pasi dëshirojmë të qëndrojë”, u shpreh Biliç.

Sfidanti.al