Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht Leo Messin në Manchester City dhe jep gjithçka.
“The Sun” raporton se Manchester City i ka thënë Barcelonës se janë gati të paguajnë deri në 100 milionë funta për ta transferuar Leo Messin, shifër kjo jo shumë e lartë – duke e ditur se në të kaluarën është folur se për argjentinasin kanë ofruar 150 milionë apo edhe 200 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Manchester United theu rekordin e transferimeve duke blerë Paul Pogban nga Juventusi për 89 milionë funte, rekord ky që mund të thyhet nëse Barcelona vendos ta shesë Messin.
Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, e cila i skadon pas 18 muajve, por shifra prej 100 funtave eurove nuk është e pranueshme për katalunasit, të cilët më parë kanë refuzuar edhe oferta më marramendëse për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.