Sistemi VAR (Video Asisstent Referee/Video Ndihmës Gjyqtar) nuk do të përdoret gjatë sezonit të ardhshën në Premier Ligën angleze. Ky ishte vendim i përbashkët që morën të gjithë 20 klubet e saj në Londër, në një mbledhje të djeshme, ku përfaqësuesit e tyre të lartë u shprehën kundër aplikimit të tij VAR-it, por pranuan që ai të qëndrojë në një nivel eksperimental.
Në mbledhjen e lartpëmendur, u ra dakord që sistemi VAR të përdoret më shumë në Kupat FA dje atë Ligës. Vendimi i mësipërm, në fakt, u mor, pasi “shtëpia” e futbollit evropian njoftoi se teknologjia VAR nuk do të përdoret në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës gjatë sezonit 2018-2019. Sidoqoftë, VAR-i po përdorët, pak a shumë, anekënd Evropës, ndërkohë që do të përdoret edhe në Botërorin e sivjetëm të Rusisë.
Sfidanti.al