Siti reagon si Barça, Guardiola bën krahasimin me Spanjën

Mançester Siti reagoi në fundjavë njëlloj si Barcelona, ndërsa të dyja skuadrat u eleminuan nga Liga e Kampionëve. Të mbiquajturit “Qytetarët” e bënë këtë në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, duke fituar 3-1 në fushën e njërit prej rivalëve më të fortë, Totenhemit.

Pavarësisht nga polemikat për penalltinë (e padrejtë) në favor, Guardiola është i lumtur për mënyrën sesi luajti skuadra e tij, madje kjo vlen për gjithë sezonin. “Është një nga edicionet më të bukur që unë kam përjetuar si trajner, – pohoi ai, – kjo për numrin e golave, numrin e rasteve të krijuara, duke u kombinuar me motin e vështirë anglez, me ritmin e lartë dhe shpeshtësinë e ndeshjeve. Premier Liga është vërtet shumë, shumë e vështirë”.

Guardiola nuk është një trajner që nuk e di se çfarë është fitorja, ndaj edhe vlerësimi i tij për kampionatin anglez është tepër i lartë. Trajneri katalanas shpreson që të shpenzojë sërish shumë miliona në verë për të pasur një ekip të aftë që të fitojë edhe Championsin.

Sfidanti.al