Premier League ‘ndez’ merkaton; deri tani 425 mln Euro të shpenzuara

Merkatoja e transferimeve është vetëm në ditët e para të saj e megjithatë shifrat e shpenzuara deri tani nuk janë të ulëta. Kampionati që ka investuar më shumë deri tani në blerjen e futbollistëve është pikërisht Premier League me 425 milionë Euro. Chelsea, skuadra kampione në fuqi e Anglisë ditët e fundit mbylli blerjen e tij të parë, atë të Antonio Rudiger për 35 milionë Euro. Blutë kanë marrë edhe Caballeron, por ky i fundit erdhi me parametra zero. Manchester City ka investuar deri tani 90 milionë Euro. Guardiola vuri nën urdhrat e tij këtë vit Ederson që kushtoi 40 milionë Euro dhe Bernardo Silvën për të cilin u paguan 50 milionë Euro. Klubi më ‘dorëshpuar’ në këtë pikëka rezultuar  Manchester United i cili pasi shpenzoi 35 milionë Euro për Lindeloff, pagoi edhe 85 milionë Euro të tjera për blerjen e Lukakut. Nuk ka ndenjur duarkryq as Arsenali. Topçinjtë i paguan Lyonit 53 milionë Euro për Lacazette, ndërkohë që Kolasinac erdhi falas nga Schalke. Liverpooli u përforcua me Salah për të cilin i pagoi Romës 42 milionë Euro, ndërkohë që mori me parametra zero Solanken

sfidanti.al