Helen Svendin, modelja suedeze dhe njëkohësisht bashkeshortja e Luis Figos ka fituar shumë protagonizëm gjatë kësaj vere me pozat e saj sensuale me bikini. Edhe pse është 42 vjec dhe nënë e 3 vajzave, Helen ka mahnitur të gjithë me format e saj fizike duke bërë që të gjithë të kujtohen për deklaratat ‘hot’ të Fenomenit Ronaldo të përpara shumë viteve kur tha se nuk do dilte nga shtëpia nëse do kishte përkrah një femër si Helen Svendin. Rrjetet sociale tashmë janë ndezur pas imazhit që Helen publikoi duke fituar një mori me ‘Like’. E zgjedhur si një prej 50 femrave më sexy nga revista COED, Helen Svinden është bashkë me Luis Figon prej më shumë se 20 vitesh. Ata u njohën në Barcelonë dhe kanë 3 vajza; Danielën 18 vjeç, Martinën 15 dhe Stellën 10 vjeçare.
sfidanti.al