Premier League, Liverpul fiton me 10 lojtarë, Siti, -11 pas The Reds

Liverpul vijon dominimin e tij në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e The Reds arriti të fitojë ndeshjen e radhës atë ndaj Brajtonit 2-1 dhe shkon në 40 pikë, një fitore kjo që Liverpuli e arriti me 10 futbollistë në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Alison dhe të mendosh që Liverpulin e pret një muaj I tmerrshëm me 10 ndeshje në program. Van Dajk shënoi dy gola për Liverpulin në këtë ndeshje ndërkohë që golin e vetëm për Brajtonin e shënoi Dank.

Mancester Siti I Guardiolës ndalet në fushën e Njukasëllit ku barazoi me rezultatin 2-2 dhe tani kampionët e Anglisë e shohin veten me 11 pikë më pak se Liverpuli I Klop.  Rahim Sterling I dha avantazhin Mancester Sitit, por Njukasëll barazoi me Xhetro Ëillems. E njëjta histori u përsërit edhe në minutat e fundit kur De Brëjne kaloi sërish në avantazh Citizens, por pas 6 minutash Shelvi vbarazoi shifrat në 2-2.

Totenhemi duket I rilindur me ardhjen e Zhoze Murinjos. Skuadra londineze shënoi fitoren e tretë radhazi në kampionat e Ligën e kampioneve. Këtë radhë Hotspurs mposhti Bërnmuth 3-2. Në këtë ndeshje u përsërit historia e sfidës me Uest hemin me Totenhemin që mori avantazhin me dy gola të Dele Alit dheMusa Sisoko, ndërkohë që Bërnmuth në minutat e fundit shkurtoi rezultatin në 3-2 me 2 gola të Herri Uillson.

Sfidanti.al