Premier League, Arsenal e nis në mënyrë të shkëlqyer, mposhti Fulham 3-0

Fitorja e parë e sezonit të ri të Premier League 2020/21 i takon Arsenalit që në derbin londinez të zhvilluar në Craven Cottage mundi Fulham që këtë sezon u ngjit në divizionin më të lartë të futbollit anglez, me rezultatin e pastër me rezultatin 3-0. Që në fillim u vu re se kjo do të ishte dita e skuadrës së Mikel Artetës që gjeti golin e avantazhin që në minutën e 8 me Lacazette pas një rrëmuje në zonë.

Topcinjtë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, ndërkpohë që të dytën e nisën me një tjetër gol,  atë të Gabriel që e coi rezultatin në 2-0 në minutën e 49 pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Ëillian. Hodhi firmën e tij në këtë përballje edhe  Pierre Emerick Aubameyang që në minutën e 57 shënoi golin e tretë për Arsenalin që nuk e rrezikoi asnjëherë këtë fitore duke dhënë një mesazh të qartë të mëdhave të tjera të futbollit anglez

Sfidanti.al