Është ende vetëm 20 vjeç dhe nuk ia vlen të mendohet deri aq larg, por kur gazetarët të pyesin duhet të japësh një përgjigje. Erling Haland ka dashur të bëhej reper, pra një muzikant, nëse nuk do të kishte qenë futbollist, dhe ky pasion mbetet i paprekur në mendjen e tij. “Mendoj se do të kisha qenë një reper nëse nuk do të isha bërë futbollist, – shpjegon ai për “Sport Bildin”, – ndershmërisht e them se shpresoj që një ditë një këngë e imja të jetë në krye të listës së këngëve në Norvegji”. Gjithsesi, për momentin “kënga” e tij është futbolli tek Borusia e Dortmundit, në të cilën po përgatitet të fillojë sezonin e parë të plotë si profesionist. “Zgjodhëm klubin e duhur dhe jam shumë i lumtur këtu, – thotë sulmuesi, – unë e jetoj futbollin me pasion, ditën që nuk do të kem më pasion, do ta lë sportin”.
Sfidanti.al