F1 në Mugello, Hamilton fiton pole position, Bottas plotëson vijën e parë të startit

Lewis Hamilton fiton pole position në Mugello në Cmimin e Madh të Toskanës në Formula 1, një pole position që është i 95 për 6 herë kampionin e botës në karrierën e tij. Hamilton arriti të fitojë të drejtën për t’u nisur i pari në garën e së dielës pasi mposhti shokun e tij të skuadrës në provat kualifikuese, Valtteri Bottas që u rendit në vendin e dytë me vetëm 59 të mijtat më shumë se Hamilton.

Red Bulli monopolizoi vijën e dytë të startit të garës me holandezin Max Verstappen që shënoi kohën e tretë më të mirë të kualifikueseve i ndjekur nga Albon në vendin e katërt. Ferrari pati një paraqitje me dy fytyra ku Sebastian Vettel zhgënjeu sërish me gjermanin që u eliminua në sesionin e dytë, kështu që Kokëkuqja kishte vetëm Leclerc në sesionin e fundit për garën për poleposition me pilotin nga Monako që u rendit në vendin e pestë i ndjekjur nga Lance Stroll me Racing Point në vendin e 6.

Sfidanti.al