Poketino: “Çelsi, kujdes, ne po vijmë! Quhemi Totenhem”

Totenhemi e shfrytëzoi dështimin e Celsit në “Stemford Brixh”, pra, humbjen 1-2 ndaj Kristall Pallasit, duke e pakësuar tri pikë eprësinë e ekipit londinez në krye të Premier Ligës angleze. Deri në fund të kampionatit anglez, kanë mbetur edhe nëntë raunde, e thënë ndryshe – 27 pikë, gjë që i jep të drejtë trajnerit të Totenhemit, Maurisio Poketino, që të shpresojë se ekipi i tij mund të arrijë deri te trofeu i Premier Ligës.

Totenhemi fitoi në ndeshjen e fundit 2-0, si vizitor, ndaj Barnlit dhe, me këtë rast, Poketino i dërgoi një mesazh edhe Celsit: “Kjo fitore do të thotë shumë për neve. Fituam ndaj një ekipi të fortë në fushën e vet, ndërkohë që Celsi humbi në shtëpi. Kjo do të thotë se ne jemi ende në garë për titullin. Ka akoma edhe nëntë raunde dhe besoj se ne do ta shfrytëzojmë edhe ndonjë ‘dhuratë’ tjetër që mund të na bëhet. Celsi, kujdes, ne po vijmë”, deklaroi Poketino mbas fitores ndaj Barnlit.

sfidanti.al