Pogba: Unë jam lojtari më i keq në botë, por…mësoni diçka”

Futbollisti Pol Pogba i Mançester Jinajtidit dhe i përfaqësueses franceze ka pësuar mjat kritika gjatë sezonit të kaluar, pasi transferimi i tij te “djajtë e kuq” shënoi një shumë rekord botëror, 105 milionë euro, një fakt që ishte një presion suplementar mbi të, ndërsa ylli francez, megjithëse u përpoq shumë, nuk gjeri ndonjë trajtim miqësor nga ana e tabloideve të palodhur anglezë. Në këto kushte, Pogba vendosi që t’i bëjë një përmbledhje sezonit të tij të kaluar tek Junajtidi, duke përdorur një dozë jo të vogël ironie. Në një interviste ekskluzive në revistën “Esquire”, ai iu drejtua, në mënyrë sarkastike, të gjithë atyre që e kritikojnë atë:

“Lojtari më i keq në botë, sezonin e kaluar, fitoi tre trofe! Kjo është diçka e mirë, apo jo? Lojtari i mbilverësuar, pra lojtari që nuk e meriton që për të të shpenzohen kaq shumë para…, ky djalosh, muajin e ardhshëm, do të shkojë me leje me të gjithë tre trofetë e fituar! Dhe të mos harrojmë se, në sezonin e ardhshën, unë do të luajnë Ligën e Kampioneve”, tha me ironi Pogba që, vitin e kaluar, u kthye në “Old Traford”.

Sfidanti.al