Pogba thuajse “me siguri” largohet nga Junajtid, shkon te Juventusi

Në Torino duan një mesfushë më të fortë dhe më cilësore, ndërsa tek Mançester Junajtid gjithashtu duan që ta mbajnë. Gjithsesi, Pol Pogba mund të realizojë kënaqësinë e Juventusit e t’i japë një pakënaqësi klubit në “Old Traford”, sepse lajmet janë që ai është i vendosur për t’u larguar. Mesfushori francez, pjesë e Junajtidit në kohën e Sër Aleks Fergusonit, dhe pjesë e Juventusit për disa vjet, mund të ketë nostalgji për “Zonjën e Vjetër”, ashtu siç pati Alvaro Morata. Anglezët do të jenë të detyruar të pranojnë sepse kontrata e tij përfundon verën e vitit 2022, ndaj po qe se nuk e transferojnë këtë verë, mund ta humbasin me parametër zero. Junajtid e mori në 2016 për 89 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 100 milionë euro, por tashmë kartoni mund të kushtojë jo më shumë se 50-60 milionë euro.

Sfidanti.al