Federata Italiane e Futbollit publikoi shifrat zyrtare të shpenzimeve të klubeve për agjentët e futbollisteve të Serie A për vitin2020. Rezulton se vlera totale e shpenzuar në këtë pikë është 138 milionë Euro, një shifër kjo që është më e ulët në krahasim me vitet 2019 dhe 2018.
Juventus është klubi që ka zënë vendin e parë në këtë klasifikim të vecantë me 21 milionë Euro të paguar në formën e komisioneve për agjentët e futbollistëve dhe pas bardhezinjve në podium janë edhe Roma e Milani, ndërsa Interi është I 6. Crotone e Spezia janë të vetmet skuadra që kanë shpenzuar më pak se 1 milion Euro për agjentët dhe janë në vendet e fundit.
Ndërkaq, FIGC bëri të ditur se edhe 11.5 milionë Euro të tjerë janë derdhur nga futbollistët profesionistë të Serie A për shërbimet e kryera nga agjentët sportivë.
Sfidanti.al