Bayern i mbyll dyert Haalandit: Kemi më të mirin në botë

Të gjithë cmenden Pas Erling Haaland përvec Bayernit të Mynihut dhe këtë e pohon vetë Shefi Ekzekutiv i klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’

‘Nga dalin gjithë këto zëra? Nuk e di-tha Rummenigge-mund të them vetëm një gjë; kemi futbollistin më të mirë në botë në këtë pozicion; Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën si stërvitet dhe kujdeset për trupin e tij, fundi i karrierës për të është larg’.

Vlen të theksohet se Lewandowski u dëmtua në ndeshjen mes Polonisë dhe Andorrës dhe do të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave që do të thotë se nuk do të jetë në fushën e lojës në sfidat cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germainin.

Sfidanti.al