Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo ka deklaruar se Pogba, Roho dhe Ibrahimoviç janë gati për sfidën e fundjavës kundër Njukasëll. Të tre lojtarët kanë qenë jashtë fushave të lojës për një periudhë shumë të gjatë, duke detyruar Murinjon të ndërhyjë në merkato. Në verë u transferuan Lindelof dhe Lukaku për të mos u vënë re mungesat e Rohos dhe Ibrahimoviçit. Pogba ishte mungesa më e rëndësishme, pasi dihet që “Djajtë e kuq” nuk kanë shumë alternativa në mesfushë. Pritet që tekniku portugez t’i ketë në stol lojtarët e rikthyer në sfidën kundër Njukasëll.
sfidanti.al