Ditët e fundit, në media është përfolur se sulmuesi i dytë i Bajernit duke nisur nga janari do të jetë Sandro Vagner. Trajneri Jup Hajnkes nuk mund të mos pyetej për lojtarin e Hofenhajmit. Ai, sigurisht, siç ndodh në shumicën e rasteve, nuk dha një përgjigje përfundimtare. “Shikoni, them se duhet të bëni pak durim. Është një lojtar i rëndësishëm për Hofenhajmin dhe transferime të tilla në janar nuk janë kurrë të lehta. Drejtori ynë sportiv ka pyetur presidentin e tyre për mundësinë e një transferimi. Personalisht e kam thënë mendimin tim për të, nuk do e them për ju akoma. Dihet se ai është një djalë Mynihu dhe familja e tij jeton këtu. Kur të kemi një vendim, do jua komunikojmë”.