Sulmuesi i Mançester Sitit, Leroi Sane vazhdon të mahnitë në kampionatin anglez. Ai është votuar lojtari i muajit nëntor në Premier Ligë pas paraqitjeve të tij fantastike me “Qytetarët”. Këtë muaj, Sane ka realizuar tre gola në katër ndeshje dhe ka dhënë dy asiste, duke qenë një nga më të mirët në ekipin e Guardiolës. 21-vjeçari është gjermani i dytë që e ka fituar këtë çmim, pasi Jurgen Klinsman e kishte fituar në vitin 1994, kur luante me ekipin e Totenham. Sulmuesi Sane u transferua nga ekipi i Shalkes sezonin e kaluar dhe shihet si një nga talentet më të mirë gjerman.