Nuk i kishin llogaritur edhe aq, sidomos pas një fillimi të vështirë të sezonit. Lojtarët e Arsenalit dukeshin se ishin shumë larg standardeve të dikurshme të klubit, dhe pakrahasueshmërisht poshtë nivelit të “Të Pathyeshmë” të Arsen Vengerit të vitit 2004. Tri humbje radhazi ishin goditje e rëndë, por “muzika” ka ndryshuar, siç e tregoi fitorja 2-0 në “Emirejts” ndaj Uest Hemit në Premier Ligë. Ky sukses bëri që ekipi i trajnerit Mikel Arteta të jetë në vendin e 4-ët, në zonën Champions, me 29 pikë në 17 ndeshje, duke u ngjitur mbi Uest Hemin.
Të rinjtë Gabriel Martineli dhe Emil Smith-Roui ishin autorët e golave në minutat 48 e 87, ndërsa në 67’, “çekiçat” mbetën me 10 vetë pasi Ciufal doli me të kuq. Lakazetë humbi penalltinë në 69’, dy minuta pasi Ciufal u përjashtua. Pas 3 humbjeve të para, bilanci është dinjitoz me 8 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Natyrisht, Mançester Junajtidi dhe Totenhemi kanë mundësi të dalin mbi Arsenalin, por gjithsesi kthesa është e rëndësishme, sidomos me mjaft lojtarë të rinj si portieri Ramsdejl, Tomijasu, Gabriel, Tiernej, Saka, Odegard, Smith-Roui, Martineli, Nketiah apo Tavarez, nga 20 deri në 24 vjeç.
Arsenali: Ramsdejl (23), Tomijasu (23), Uajt (24), Gabriel (23), Tiernej (24), Partej (28), Xhaka (29), Saka (20), Odegard (22) (Smith-Roui 21), Martineli (20) (Nketiah 22), Lakazetë (30) (Tavares 21).
Sfidanti.al