Lionel Mesi, fituesi i Topit të Artë u rendit vetëm në vendin e 24-ët. CIES, observatori i njohur që merret me futbollin, ka nxjerrë listën e tij të lojtarëve më të mirë të 2021-it dhë në vend të parë ka dalë mbrojtësi David Alaba, tek Bajerni në gjysmën e parë të vitit, dhe që nga vera tek Reali i Madridit. Pas tij, lojtarë të tillë si Ruben Dias i Mançester Sitit dhe Milan Shkriniar i Interit që plotëson podiumin. Duket se CIES-i ka një sistem tjetër llogaritjeje për vlerën e lojës së futbollistëve ndërsa të 3 të parët janë mbrojtës. CIES, ndryshe nga “Frans Futbolli”, merret me statistikat, dhe jo me votimin e gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve. Në renditjen e observatorit, Benzema doli i 6-ti, Mbape i 15-ti dhe Levandovski i 16-ti.
Sfidanti.al