Ishin shifra të sezonit 2011-2012 më të lartat jo vetëm në historinë e klubit madrilen, por edhe në atë të ligës spanjolle të futbolli. Reali i Madridit i Zhoze Murinjos u shpall kampion i Spanjës me 100 pikë në 38 ndeshje dhe me 121 gola të shënuar. Një sezon më pas, Barcelona e të ndjerit Vilanova barazoi rekordin e pikëve, por jo edhe atë të golave. Kanë kaluar 10 vjet dhe një tjetër Real kërkon të jetë në ato lartësi, ky që drejtohet sot nga Karlo Ançeloti. Madrilenët dominojnë La Ligën mbi rivalët historikë si Atletiko e Barcelona, ndërsa me mesataren e tanishme të pikëve mund të arrijnë në 94 pikë. Janë ende prapa ekipit të Murinjos që kishte yjet Ronaldo, Ozil, Higuain, Benzemanë e ri, Di Maria apo edhe shumë të tjerë. Gjithsesi, Ançeloti thotë se kryesore është të fitohet titulli, pasi edhe në 2014-2015, nën drejtimin e tij u arritën 22 fitore radhazi, por përfundimisht kampione doli Barcelona.
Sfidanti.al