Çelsi titullmbajtës po zhvillon një sezon që do të duhet ta harrojë sa më shpejt dhe shumica e kritikave po bëhet në drejtim të trajnerit italian, Antonio Konte, kështu që është pothuajse e sigurt se, në fund të sezonit, ai do të largohet nga “Stemford Brixhi”. Pronari i klubit, Roman Abramoviç, tanimë, sikurse thuhet, e ka zgjedhur trajnerin e ri, por e mban të fshehtë. Sidoqoftë, krahas një emri të ri në stolin e drejtimit, tajkuni (pasaniku) rus synon edhe një sulmues të ri.
Alvaro Morata nuk i përmbushi pritshmëritë e tij, ndërsa Olivie Zhiru konsiderohet si një përforcim back up (mbështetje), kështu që Abramoviçi, tani, synon sulmuesin polak, Robert Levandovski, që, tani për tani, ka refuzuar që të nënshkruajë kontratë të re me Bajernin e Mynihut. Duket se ai po pret ardhjen e verës, ndërkohë që për të ka shprehur interesim serioz Reali i Madridit, por Abramoviçi shpreson se kryesia e klubit të tij do të jetë në gjendje që ta sjellë Levën (Levandovskin) në “Stemford Brizh”.