Florentino Perez fiton trofe, presidenti që ka punësuar një “qytet” të tërë

Rezultatet e shkëlqyera të Realit të Madridit, më 2017, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe çmimin edhe për këtë sukses e mori presidenti i klubit, Florentino Perez. Revista e njohur “Forbes” që zgjedh, tradicionalisht, biznesmenët më të suksesshëm, kësaj here, çmimin e presidentit më të mirë për vitin 2017 ia dha presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.

Perezi është pronar i kompanisë “ACS” që, aktualisht, ka mbi 200 000 të punësuar dhe që, në një ditë, qarkullon deri në një milion euro. Presidenti i Realit tha, me këtë rast, se ai do të vazhdojë të punojë me ngulm dhe intensitet të lartë.

Sfidanti.al