Linekeri i mrekulluar: Mesi  lojtari më i mirë që kam parë në jetën time!

Lionel Mesi shënoi golin e 600-të në karirierën e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen që Barcelona e fitoi 1-0 ndaj Atletikos së Madridit. Ky futbollist argjentinas arriti që të shënoi një gol fantastik nga një goditje e lirë, nga rreth 25 metra, dhe lavdërimet filluan t’i vinin atij nga katër anët, por me siguri që askush tjetër nuk e ka përshkruar më mirë karrierën e Mesit sesa legjenda e futbollit anglez, Gari Lineker.

“Mesi shënoi golin e 600-të në ndeshjen që Barça e fitoi 1-0 ndaj Atletikos, duke sigurar, pak a shumë, edhe titullin e kampionit në La Liga. Edhe sikur të ishte vetëm golashënues, do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por fakti se ai është dribluesi më i mirë që unë kam parë ndonjëherë, po ashtu, edhe një pasues po aq i mirë, atëherë, mund të them se ai është lojtari më i mirë që unë kam parë ndonjëherë në jetën time”, shkroi Linekeri në rrjetet sociale.

Sfidanti.al