S’di të gabojë Eden Hazar: Kevin De Bryjn nr.1 në Premier Ligë

Lojtari më i mirë i Çelsit, Eden Azar, e konsideron mesfushorin e Mançester Sitit, Kevin de Bryjn, si futbollistin më të mirë të sezonit në Premier Ligë, duke votuar në favor të baskatdhetarit të vet në anketën e përvirtshme që zhvillohet në Angli për lojtarin më të mirë të sezonit. Sulmuesi i Çelsit, në një intervistë në Skaj Sport, midis të tjerave, sidoqoftë, vuri në dukje se edhe sulmuesi i Liverpulit dhe ai i Totenhemit, Mohamed Salah dhe Hari Kein, sa i përket klasit, janë fare pranë De Bryjnit

“Tre lojtarët më të mirë në Premier Ligë, momentalisht, janë Kevin De Bryjn, Mohamed Salah dhe Hari Kein. Sidoqoftë, unë, personalisht, votova në favor të De Bryjnit si futbollisti i vitit, duke qenë se, për mua, ai është më i miri nga të gjithë. Mund të kisha votuar edhe për Salahun, sepse kam luajtur me të dhe ai është miku im, por ai është më shumë sulmues, kurse De Bryjni mund të bëjë gjithçks në fushë”, i tha Azari “Skaj Sportsit”, duke shtuar: “Kevini mund të bëjë gjithçka mirë, ai mund të mbrojë, të krosojë, të pasojë dhe të shënojë gola në ndeshje të forta. Për mua, ai është lojtari më i mirë i sezonit”, tha Azari.

Sfidanti.al