Pikërisht, Zhoze Murinjo ka deklaruar, së fundmi, se Mançester Junajtidi, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejojë që të humbasë një portier të tillë si David De Gea dhe se klubi i tij duhet të bëjë gjithçka që ta mbajë në radhët e veta këtë portier spanjoll. Edhe lajmet që vijnë nga Mançesteri, vetëm se i konfirmojnë fjalët e trajnerit portugez. Sa për kujtesë, Mançester Junajtidi i ofroi, pak kohë më parë, De Geas një kontratë të re me një pagë prej 200 000 sterlinash në javë, por portieri i shkëlqyer e refuzoi këtë pagesë, duke kërkuar 350 000 sterlina në javë!
Media angleze bëri të ditur, dje, se Junajtidi e ka pranuar këtë kërkesë të njërit prej lojtarëve më të mirë të ekipit të vet. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një shumë që, deri tani, nuk e ka marrë asnjë portier në historinë e fubollit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, De Gea do të fitonte 20 milionë euro për sezon që është tri herë më shumë sesa kanë marrë Bufoni ose Kasijasi në kulmin e famës së tyre. Po ashtu, veç asaj se De Gea do të bëhet portieri më i paguar në botë, ai bashkë me Aleksis Sançesin do të jenë lojtarët më të paguar në Premier Ligë.
Sfidanti.al