Moment trishtues  për Holandën: Dorëhiqet nga përfaqësuesja Snajderi

Ish-ylli i Interit dhe futbollisti aktual i ekipit Al Gaafa, Uesli Snajder (33 vjeç), shpalli, zyrtarisht, se ai i jep fund karrierës së tij në ekipin përfaqësues të Holandës.

Snajderi është rekordmen, sa u përket ndeshjeve të luajtura me “tulipanët” (133), ndërkohë që në vendin e dytë ndodhet ish-portieri i Holandës Edvin van der Sar (130 ndeshje). Në përbërje të Holandës Snajderi fitoi medaljen e argjentë në Botërorin 2010 dhe atë të bronzit, në 2014. Ai ka shënuar 31 gola për ekipin përfaqësues holandez.

Sfidanti.al