Dalin rezultatet e pare ta autopsise se Davide Astorit qe u nda nga jeta dy dite me pare ne Udine ku ndodhej se bashku me skuadren e Fiorentines per ndeshjen e radhes se Serise A. Ashtu sic u tha edhe ne prognozen e pare edhe ne rezultatet paraprake te autopsise rezulton se vdekja e Astorit ishte per shkaqe natyrale, nderkohe qe Prokurorua kishte ngritur dyshime per mundesine e nje vrasjeje nga pakujdesia.
‘Behet fjale per nje vdekje kardiake, zemra ngadalesoi rrahjet e saj deri sa pushoi plotesisht-tha prokurori Di Nikolo ne lidhje me autopsine qe u krye nga Gaetano Thiene, shefi i Qendres Patologjike vaskulare te Universitetit te Padovas dhe Karlo Moreski, profesor i mjekesise ligjore ne Universitetin e Udines.
Tashme ajo qe do te behet eshte analiza istologjike, pergjigjet e se ciles dalin brenda 60 diteve. Nderkaq, Fiorentina dhe kaljari vendosen te terheqin fanelen me nr.13, nderkohe qe lojtaret e Fiorentines gjate paradites te se martes iu bashkuan tifozeve ne pelegrinazhin e zhvilluar per nder te futbollistit. Diten e merkure do te mbahen homazhet per Astorin, ndersa te enjten futbollisti do te percillet per ne banesen e fundit.
Sfidanti.al