Pas 700 ndeshjeve e 17 trofeve, çdo të bëjë legjenda Xhon Terri?!

Duket si diçka e prerë për të ndodhur. Xhon Terri do të jetë trajner në përfundim të karrierës së madhe si futbollist. Mbrojtësi i qendrës i Çelsit dhe Anglisë, pritet të jetë krahu i djathtë, pra numri 2 i Tieri Henrisë, trajnerit të Aston Vilës. Veterani 37-vjeçar duket se do të vazhdojë të ketë punë me futbollin, pasi u tregua shumë i suksesshëm në fushë, duke fituar 17 trofe të rëndësishëm, mes të cilëve 5 tituj në Angli dhe një Champions. Terri luajti gati 760 ndeshje për klubet (Çelsit, Notingem, Aston Vila) duke shënuar gati 70 gola, ndërsa pati 78 takime e 6 rrjeta për Anglinë.

Sfidanti.al