Ka Këpucë të Artë për sezonin, por ka edhe për vitin kalendarik. Në të dy versionet, Lionel Mesi është i pakapshëm, ndërsa argjentinasi pati një arritje të madhe në ndeshjen e fundit. Me rrjetën shumë të bukur në “Mestaja” ndaj Valencias, ai mbërriti në kuotën e 41 golave në vitin 2018, dhe kjo do të thotë se ai ka 10 vjet radhazi që e kalon shifrën 40. Flitet për golat me Barcelonën, por edhe me Argjentinën. Në këta 10 vjet, që nga 2009-ta, Mesi ka shënuar në total 560 gola, ndërsa kulmin e arriti në 2012, kur realizoi 91 herë. Viti 2018 ende nuk është mbyllur, dhe pritet që Leo të rrisë sasinë e golave për katalanasit.
Sfidanti.al